Hipnotizimi im!

Javen e kaluar, gjete klases se Psikologjise, po diskutonim rreth hipnozes dhe te gjitha momentet e ndergjegjshme dhe te pandergjegjshme te mendjes sone. Ne fund te diskutimit, profesori kerkoi disa vullnetare per te bere nje demostrim te nje lloj hipnoze, dhe patjeter, une duhet te isha njeri prej tyre me doemos - si jo, une duhet ti provoj te gjitha. Nuk mund t'ju tregoj gjithcka rreth procesit te hipnotizimit sepse nuk ja kushtova shume vemendjen, por mund t'ju tregoj se si ndikoi kjo gje ne jeten time.

Se pari, perpara se te fillonte me hipnozen, profesori na kerkoi te shkruanim ne nje leter dicka qe deshironim te ndryshonim ne sjelljen tone. Pak me pare, gjate diskutimit, ai permendi faktin se kishte perdorur vete-hipnozen per te rene ne peshe. Si nje person qe deshiron te shkurtoje disa kile, duhet patjeter te shkruaja "humbje ne peshe", pasi doja dhe te shikoja sa do fuksiononte. Gjate procesit, ai permendte vazhdimisht se ne ishim te ndergjegjshem, e dinim ku ishim dhe cfare po benim. Me vone, kur ne ishim plotesisht te relaksuar dhe gati per gjume, filloi te na bente pyetje lidhur me ate cka kishim zgjedhur per te ndryshuar. Sa mire qe une mund ta mbaj mend dialogun tone.

Ai: Sa lbs (konvertuesja amerikane e kg) deshiron te humbasesh brenda nje jave?
Une: Nuk e di, ndoshta 5 lbs (2.2kg).
Ai: Uou, kjo eshte shume. Si mendon se mund ta arrish kete?
Une: Nuk e di, ndoshta duke ngrene shendetshme dhe duke bere me shume ushtrime fizike.
Ai: Ok, qe tani e tutje ti do te jesh ne gjendje te hash me shendetshem, nuk do te kesh shume uri dhe do te ushtohesh me shume fizikisht. Ok?
Une: OK (dhe buzeqesh)

Ishte nje dialog shume i shkurter por menyra e tingellimit te fjaleve dhe toni i zerit te tij jane te futura thelle ne mendjen time, thjesht kane ngecur atje. Sa here qe mendoj se jam e uritur and shkoj drejt frigoriferit, degjoj zerin e tij: "ti nuk je e uritur, ti do te hash shendetshem". Kjo. sigurisht, nuk funksionon gjithmone - me duhet te ha dicka ne nje moment te dites apo jo? Por me ka reduktuar momentet e "pickimit te ushqimit" i themi ne korcaret, dhe me ka bere te prirem drejt versioneve te shendetshme te pjatave te mia te preferuara.

Te them te drejten nuk e di se sa do zgjase kjo gje apo se sa do funksionoje tek une. Kjo eshte arsyeja pse nuk e ndava me ju kete eksperience qe diten e pare. Doja te prisja pak kohe dhe te shikoja rezultatet. Ka kaluar nje jave qe atehere dhe besojeni apo jo e kam ndjere diferencen. Nuk kam me nje bark dhe stomak te "fryre" pas te ngrenit dhe kam filluar ti shijoj vertet ushqimet e shendetshme si karrota dhe selino.

Sigurisht qe ju mund te mendoni se e gjithe kjo histori eshte qesharake - nuk ka gje, edhe une e mendoj shpesh. Ndoshta une nuk u hipnotizova kurre plotesisht, ndoshta mund te jete thjesht ideja qe kam qene e hipnotizuar qe me shtyn te bej ate cka mu ngulit ne mendja gjate atij procesi. Doni t'ju them dicka? Nuk me intereson fare, nuk dua ta di cfare ndodhi. Une jam e LUMTUR me zakonet e mia te reja te te ngrenit dhe shpresoj shume mos ndryshojne.

Oh se per pak harrova, kam dhe disa lajme te mira per ju. Do te postoj, ose te pakten do mundohem te postoj, te gjitha vaktet kryesore qe kam ngrene dhe do te ha cdo dite, ne rast se doni te me shoqeroni. Te gjitha postet do ti gjeni tek faqja "Food". Do te me behej shume qejfi ne qofte se vendosni te bashkoheni me mua :)

Ju perqafoj, Marjana


No comments:

Post a Comment